Life Style

‘Mbretëreshë’/ E papritur: Butrint Imeri e mbështet publikisht Kiara Titon në BBVA

Zhvillimet dhe zhurma e madhe që ka krijuar Big Brother VIP Albania nuk e ka lënë indiferent as këngëtarin shumë të dashur për publikun, Butrint Imerin, i cili ka pasur një lidhje dashurie me moderatoren nga Shqipëria, tani banore në këtë shtëpi, Kiara Titon.

Artisti ka bërë një veprim të papritur ndaj saj, pas spektaklit të mbrëmshëm (e shtunë). Butrinti ka postuar një foto të Kiarës në llogarinë e tij të Instagramit dhe sipër vendosi një ’emoji’ kurore që ka kuptimin e një ‘mbretëreshe’.

Veprimi i Butrintit vjen pas një sërë dinamikash në shtëpinë e famshme që është përfshirë pikërisht Kiara.

Moderatorja që nga hyrja në shtëpinë e famshme ka qenë në fokus të këngëtarit Luiz Ejlli, i cili po ashtu është banor aty dhe po tenton në çdo formë që ta bëjë për vete atë.

Ndërkohë, lidhjen e dashurisë me Butrintin, Kiara e ka folur me disa prej banorëve.

Pa e përmendur emrin e tij, Kiara duke folur me banorët tha se këngëtari ‘ka qenë personi i duhur në kohë të gabuar’.

Related Articles

Back to top button