Vdes personi që u hodh nga dritarja e Klinikës Torakale të QKUK-së

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një person u raportua se u hodh nga dritarja e Klinikës Torakale të QKUK-së.
Personi ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Detaje për këtë rast kanë dhënë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
“…nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës. Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë,”- thuhet në njoftimin e Klinikës.
Nacionale.
Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.
Për rastin për Nacionalen folën edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin,”- tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.



