Ngjarje
Valon Syla lavdëron Përparim Ramën: “…ka kuptim, se kesh t’u plas”

Analisti Valon Syla, duket se është i kënaqur me idenë e kryetarit të Prishtinës, Pëprarim Rama, që rruga “Xhorxh Bush” të jetë e hapur vetëm për autobusë e taxi.
Siç ka thënë Syla në një shkrim në Facebook, “kjo ka kuptim”.
“Kjo me rrugë të taxit dhe të autobusit nëpër shesh të Prishtinës ka kuptim. Se kesh tu plas.” – ka shkruar ai.
Në fund, Syla ka thënë: “Tash koha edhe për investime në nënkalime, parqe dhe rrugë të reja”.




