Ngjarje

Hoti: Të hiqet TVSH-ja në produktet bazike dhe të rriten pagat në përputhje me inflacionin

Në një postim në Facebook, Hoti thotë se duhet hequr TVSH-ja nga produktet bazike e të ulet çdo barrë tatimore, dhe të rriten pagat në përputhje me inflacionin.

“Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë”, shkruan mes tjerash Hoti.

Postimi i plotë:

Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.

Nuk mund të vazhdojmë kështu.

Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin.

Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.

Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!

Related Articles

Back to top button