Life Style

Vjehrra keqtrajtonte Shakirën në publik, del videoja e “provës”!

Marrëdhënia mes Shakirës dhe vjehrrës së saj duket se vërtet nuk paska qenë e mirë, e së fundi, këtë e dëshmon dhe një video e vjetër e bërë virale në të cilën shihet nëna e ish-futbollistit duke bërë një gjest aspak të këndshmes ndaj ish-nuses së saj.Videoja e rikthyer në rrjetet sociale nga fansat e Shakiras vlerësohet një moment jo-dashamirës i Montserrat Bernabeut ndaj artistes. Ato shihen të dyja në një bisedë të tensionuar pranë Pique, dhe ish vjehrra në një moment i mbërthen këngëtares faqen e majtë e i bën shenjë të heshtë.

Reagimi i Shakiras nuk mund të shihet pasi ajo ishte kthyer me shpinë nga kamera që incizoi ngjarjen, por nuk do të dukej si një bisedë miqësore, pasi Monserrat Bernabeu bën gjeste me duar dhe fytyra e saj nuk tregon se po bënte shaka.Ndërkohë që kjo po ndodh, Pique as nuk i kushton rëndësi dhe flet me dikë tjetër.

Shakira vendosi përpara pak ditësh një kukull shtrige në tarracën e shtëpisë së saj në Barcelonë, e cila shikon drejtpërdrejt nga shtëpia e ish-vjehrrive të saj, një situatë që e ka shqetësuar shumë Bernabeun.

Related Articles

Back to top button