Ngjarje
Brenda një ore mblidhen mbi 140 mijë euro për familjet që pësuan nga vërshimet

Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëve e bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet.
Gazetarja e RTK-së, Fitore Rexhepi, sopranoja Adelina Paloja, e shumë artistë e figura të tjera publike, i janë bashkuar mbrëmjes humanitare, “𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤ë 𝐢𝐚 𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦”.
RTK po transmeton drejtpërdrejtë këtë mbrëmje në RTK1, portalin rtklive.com, kanalin e RTK-së në youtube/rtkofficial dhe rrjetin social FB, rtklivecom



