Ngjarje

Jashari jashtë politikës: S’mund të vazhdoj në këto rrethana sesi po zhvillohet politika te ne

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se nga sot zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e politikës në këtë komunë.

Anëtari i familjes Jashari ka thënë se ka vendosur se që nga sot “zyrtarisht të pushoj aktivitetin tim politik në Skenderaj”.

Ai ka thënë se vendimin e ka marrë në koordinim me familjen, ndërsa ka dhënë disa arsye.

“E para, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur pretendime për të marrë pozita politike dhe pushtet por njëkohësisht nuk i kam ikur dhe nuk do t’iu iku asnjëherë përgjegjësive për t’i shërbyer vendit, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë; E dyta, pas përfundimit të mandatit tim të parë si kryetar i Skenderajt, i hyra garës edhe për një mandat, duke prezantuar projektet e realizuara dhe programin qeverisës për mandatin e dytë. Këtë e kam bërë në formën më demokratike, në emër të gares fer dhe respektim të ligjit për çka edhe kemi punuar e luftuar me shekuj”, ka shkruar ai në Facebook.

Jashari ka thënë se individë të caktuar degraduan gjithçka duke shpifur, shantazhuar dhe blerë vullnetin qytetar në zgjedhje për të fituar pushtetin.

Related Articles

Back to top button