Ngjarje
A priten reshje bore? Parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i ftohtë me fjolla të dobëta të borës, raporton Gazeta Sinjali.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë me dije se këto reshje të intensitetit të dobët, nuk do të përfshijnë të gjithë territorin.
Temperaturat minimale sot do të jetë – 3, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin 1 deri në 3 gradë Celsius.
“Reshje të intensitetit mesatar parashihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, njofton IHMK./GazetaSinjali/



