Ky është punëtori i KEDS-it që humbi jetën tragjikisht derisa po punonte në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Levoshë të Pejës, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës.
Sinjali mëson se viktima është Vëllaznim Pllunci, rreth 55-vjeçar.
Pllunci i cili ishte punëtor në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ishte bashkë me pjesën tjetër të ekipit duke punuar për mirëmbajtje të rrjetit në Levoshë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në një terren të vështirë, 55-vjeçari është lënduar aksidentalisht dhe më pas si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, me ç’rast mjeku i ekipit mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa Policia ka marrë deklaratat e dëshmitarëve.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.



