Cilësia e ndërtimeve – a është e rrezikuar Kosova nga tërmetet?

Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë rikthyer në temë rëndësinë dhe cilësinë e ndërtimeve të shumta në vendin tonë. Ekspertët e fushës pohojnë se vendi ynë duhet të mësojë nga ngjarja e kobshme në Turqi e Siri, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 7500 viktima.
Në rrënoja janë edhe ndërtime të reja, kjo shkaku i fuqisë së madhe të Rihterit, që goditi të dy vendet. Ndërkaq, tutje njohësit thonë se Kosova është në listën e vendeve me aktivitet sizmik relativisht të lartë. Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmik, bën thirrje që ndërtimet të kryhen sipas standardeve.
“Janë tri zona, zona veriore e Kosovës që e përfshinë nga Mitrovica deri në kufi, zona veri-perëndimore deri në zonën jug-perëndimore që përfshinë nga Istogu deri në Prizren, dhe zona jug-lindore që është zona Ferizaj-Viti-Gjilan, që e përmenda tërmetin që e kishte goditur atë zonë”, ka thënë Mustafa në RTV Dukagjini./Korrespodenti/



