Ngjarje
Pamje rrëqethëse nga rrënojat, vajza e vogël mban foshnjën në duar dhe kërkon ndihmë

Një tjetër video rrëqethëse është publikuar në rrjet nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Nga pamjet e filmuara në rrënoja, shihet një vajzë e vogë që qan dhe lutet për ndihmë, ndërsa në krah mban një bebe të vogël.
“Nuk po duroj dot më. Pse nuk po vijnë”, dëgjohet teksa shprehet vajza, ndërkohë që disa persona që tentojnë ta ndihmojnë e pyesin se si është foshnja.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Kujtojmë se tërmeti tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi mbi 11000 viktima dhe mijëra të plagosur.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.



