Ngjarje

Historia e pabesueshme nga Turqia, babai me dy djemtë varrosen të gjallë, alarmi i telefonit i shpëton. Publikohen pamjet nën rrënoja (Video)

“Baba ku je? -Këtu! Inshalla na shpëtojnë”. Këto janë fjalët që shkëmbejnë nën rrënojat e shtëpisë së tyre babai dhe dy djemtë të varrosur për së gjalli për 76 orë.

Një nga ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet që prekën 10 provincat turke me qendër Kahramanmaraş ishte shtëpia e familjes Tabur në Gaziantep. Babai dhe dy djemtë e tij, të cilët ndodheshin nën godinën e shembur, kanë mbetur së bashku në një zgavër të vogël të krijuar nën rrënoja pasi shtëpia e tyre u shemb. Babai dhe njëri prej djemve nuk mund të lëviznin, ndërsa djali tjetër ishte disi më i lirë nga pirgjet e mbeturinave.

Një prej djemve që u nxor nga rrënojat tha se në momentin e tërmetit e kishte pasur telefonin me vete, por më pas e kishte humbur. Disa orë më vonë, kur alarmi që ai vendosi natën ra në orën 8:30 të mëngjesit, ai gjeti telefonin dhe me të komunikoi me ekipet e shpëtimit të cilat i nxorën gjallë, raporton “BalkanWeb

Mrekullinë e këtij shpëtimi e zbuluan edhe pamjet që vetë të mbijetuarit i kishin regjistruar teksa ‘jetonin’ nën rrënoja. E dinim që dikush do të vinte dhe do na shpëtonte”, tha i mbijetuari nga tërmeti.Pasi u liruan nga spitali tre anëtarët e familjes Tabur shkuan te ekipi që i shpëtuan dhe i falënderuan.

Related Articles

Back to top button