“Pedofili q* me gruan e mikut”, gjakovarit i publikohet një foto në Facebook – e denoncon rastin

Rrjetet sociale po dalin të jetë mollë sherri i shumë përplasjeve, ngacmimeve e incidenteve të shumta në vendin tonë. Përdorimi i madh i tyre dhe shpërndarja e fotove dhe videove të ndryshme po iu nxjerrë edhe telashe të rinjve. Kështu ka ndodhur me një rast, që është denoncuar sot nga një qytetar në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një person ka kërkuar ndihmë për shkak të një postimi që është bërë në llogarinë e tij në Facebook, ku është përdorur fotoja e tij dhe është shkruar “Babai me bo këso gjëra, pedofili q* me gruan e mikut”.
Shpërndarja e kësaj fotoje e ka shqetësuar në masë të madhe viktimën nga Gjakova, i cili e ka denoncuar rastin dhe ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në veprim dhe ka zbuluar se personi i dyshuar është L.B., ndaj të cilit kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike”.
Ndryshe, “kushdo që pa autorizim e hap letrën, telegramin, faksimilin apo ndonjë dokument tjetër të mbyllur ose dërgesë apo komunikim elektronik të personit tjetër, ose në ndonjë mënyrë tjetër e cenon fshehtësinë e materialeve të tilla apo pa autorizim mban, fsheh, asgjëson ose i dorëzon personit tjetër letrën, telegramin, faksimilin, komunikimin elektronik apo ndonjë dokument tjetër të mbyllur ose dërgesë të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në gjashtë (6) muaj.”/Veriu.info/



