Politikani serb pas takimit me Osmanin: Diskutuam për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës

Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane të Sebrisë, njëherit kundërshtar politik i Aleksandër Vuçiqit, ka publikuar një fotografi me presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.
Sanduloviq përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se kanë shkëmbyer mendime për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës.
“Kisha nderin që të shkëmbeja mendimet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës.Kjo foto, dhe ajo me kryeministrin Albin Kurti, janë dëshmi që zgjidhja mund të gjendet edhe pa Vuçiqin”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Sanduloviq, dje ka shkuar për homazhe në Prekaz në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, nga ku kërkoi falje për krimet serbe në Kosovë./Veriu.info/



