Sylë Hoxha: Sipas ekspertizës, Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha ka deklaruar sonte se sipas ekspertizës, ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.
“Ekspertizat e kryera jashtë e kanë dëshmuar rastin. Ekspertizat e kryera në Kosovë kanë dëshmuar që nuk është fjala për vrasje por për vetëvrasje, ‘asfiksi’ sic është quajtur ekspertët mjeko-ligjor”, u shpreh ai në ATV.
Sipas tij, ky rast është politizuar shumë nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Paparaci.
Reagimi i tij vjen pasi deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ditë më para tha para gazetarëve se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duhet të ftohen për intervistim nga ana Prokurorisë Speciale, lidhur me rastin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.
Kësisoj, ai u shpreh se për zhdukjen e provave kanë informacione kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu./Korrespodenti/



