Ngjarje

Prej një lagje të vogël të Pejës u ndërtuan 3 Kampione Olimpike, botohet libri për Driton Kukën

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka bëri të ditur se është publikuar një libër për karrierën e tij nga të Arsim Maxhera, përcjell InLajmi.

Trajneri kosovar i xhudos, deklaroi se beson që ky libër do jetë udhërrëfyes për gjenerata të reja sidomos të sportit por jo vetëm

Postimi i plotë i tij:

Pas një pune të përkushtuar të Arsim Maxhera për karrieren time si garues e trener drejt sukseseve pasnesër në Institutin e Historisë “ Ali Hadri “ në Prishtinë me fillim në ora 12.00 do promovohet libri “ Kryemjeshtri”.

Libër që besoj fuqishëm do jetë udhërrëfyes për gjenerata të reja sidomos të sportit por jo vetëm!

Rrugëtimi se si prej një lagje të vogël të Pejës u ndërtuan tri Kampione Olimpike,që u rritën në flakën e luftës por i treguam Botës se sa shumë e kemi merituar lirinë!

I jam mirënjohës autorit dhe mikut tim për punën disa vjeçare duke gjetur e hulumtuar informata në çdo kënd e skutë të veprimtarisë time./Korrespodenti/

Related Articles

Back to top button