Interesante

CiIi termet do të jetë më i madhi?! Si do shkatërrohet kjo botë! Mo e HUMBISNI..!

Cili termet do të jetë më i madhi?! Si do shkatërrohet kjo botë!

Cili termet do të jetë më i madhi?! Si do shkatërrohet kjo botë!Të flasësh mbi ngjarjet e Ditës së Kiametit, është diçka shumë e rëndësishme dhe me vlerë. Me këtë, ne nuk synojmë të frikësojmë besimtarët dhe njerëzit apo të pretendojmë se dimë gjëra që të tjerët nuk i dinë. Ne do të flasim mbi ndodhitë që do të shoqërojnë Ditën e Kiametit jo për t’ua nxirë jetën njerëzve dhe për t’i frikësuar, por për t’i vënë në dijeni mbi atë që do të ndodhë, që të përgatiten. T’u kujtosh njerëzve botën tjetër, do të thotë që t’u bësh thirrje që të përgatiten për atë ditë. Ngjarjet e asaj Dite do të jenë tronditëse dhe rrëqethëse, prandaj duhet përgatitje dhe informacion. Ajo Ditë nuk mund të merret lehtë.

“…kjo është një Fjalë ndarëse, dhe nuk është aspak shaka!” (Tarik, 13-14).

Vetë fakti që 70 % e ajeteve të Kuranit përmbajnë informacion mbi ditën e Kiametit, është tregues mbi rëndësinë e kësaj Dite. Kjo vihet re sidomos në tre xhuzet e fundit të Kuranit. Duke qenë se jemi shkëputur emocionalisht nga Kurani, vihet re që suret dhe ajetet që flasin mbi botën tjetër, nuk na prekin siç duhet.

Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të informohemi mbi ngjarjet e Ditës së Kiametit. Nuk ka përse të jetojmë të shkujdesur dhe të befasohemi një ditë me këto ngjarje. Hidhërimi dhe pikëllimi, do të jetë shumë i madh për ata që nuk janë përgatitur për atë ditë.

Me qëllim që të përfitosh sa më shumë nga përshkrimi i ngjarjeve të Ditës së Kiametit, unë të këshilloj që leximin ta shoqërosh me imagjinatën tënde. Këtë metodë e hasim edhe në Kuran, ku Zoti i madhëruar thotë:”.

“Ah, sikur t’i shohësh ata kur të dalin para Zotit! Ai do t’ju thotë: “A nuk është e vërtetë kjo?” Ata do të përgjigjen: “Po, është e vërtetë, për Zotin tonë!” Allahu do t’u thotë: “E pra, tani shijoni dënimin, sepse nuk besuat!” (En’am, 30)Fjalët:”Sikur t’i shohësh” na bëjnë thirrje për meditim dhe për ta imagjinuar këtë moment.“Sikur t’i shohësh ata kur të vihen para zjarrit, duke thënë:“Ah! Sikur të ktheheshim pas, nuk do t’i mohonim shpalljet e Zotit tonë dhe do të bëheshim besimtarë!” (En’am).

Ndiqeni videon ne vazhdim dhe mesoni Cili termet do të jetë më i madhi?! Si do shkatërrohet kjo botë

Related Articles

Back to top button