Ngjarje

Murati: Për tri javë, mbi 1 mijë të rinj u punësuan në “Super Puna”

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se deri më tani përmes “Super Punës” janë mbi 1 mijë punësime.

Murati ka treguar se janë 3 mijë punëkërkues dhe 2 mijë punëdhënës.

“Si dhe janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç”, ka shkruar ndër tjerash Murati.

Platforma “Super Puna”, e cila është prezantuar në fillim të muajit që po lëmë pas, sipas Qeverisë ka për qëllim punësimin e mbi 10 mijë të rinjve.

Për këta të fundit që punësohen për herë të parë, shteti do të subvencionojë pagën minimale në vlerë 264 euro./GazetaSinjali/

Related Articles

Back to top button