Reagon Cakolli: Simbolika është e pamjaftueshme, duhet punë që personat me aftësi të kufizuara të mos jenë të diskriminuar

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar ndaj krerëve të shtetit që sot janë ulur në karroca njësoj si personat me aftësi të veçanta, gjatë takimeve me përfaqësues të HANDIKOS.
Ai ka thënë se simbolika është e pamjaftueshme dhe se është lehtë të ulesh në zyre, por që duhet shkuar në shtëpi nga zyrat për një ditë të vetme, për t’i kuptuar përjetimet e tyre.
Ai ka shtuar se duhet punë konkrete që personat me aftësi të kufizuara të mos jenë të diskriminuar.
Postimi i tij i plotë:
Lehtë është kur t’i sjellin në zyrë karrocat e personave me aftësi të kufizuara, e pastaj liderët veç të ulen në to.
Provoni të shkoni nga shtëpitë deri në zyrat tuaja për një ditë të vetme, dhe e kuptoni se çka përjetojnë e me çfarë ballafaqohen personat në karroca.
Simbolika është e pamjaftueshme. Duhet punë konkrete që personat me aftësi të kufizuara të mos jenë të diskriminuar, siç janë aktualisht./Veriu.info/



