Interesante

Nëse dikush sheh në ëndërr që e ka tradhtuar gruan, a i bie që vërtetë i ka shkuar mendja?

Psikologu Naim Telaku ishte i ftuar në emisionin “StudioA” në ATV, për të folur për Ëndrrat. I pyetur se nëse dikush e sheh një ëndërr që e ka tradhtuar gruan, a i bie se atij në të vërtetë i ka shkuar mendja për ta bërë këtë, psikologu tha se këto lloj ëndrrash nuk e tregojnë patjetër pavetëdijen tonë të tashme, por tregojnë një pavetëdije që lidhet edhe me fëmijërinë tonë.

“Sipas Frojdit, në shumicën e rasteve, ëndrrat tona nuk e tregojnë patjetër pavetëdijen tonë të tashme, mirëpo tregojnë një pavetëdije që lidhet me fëmijërinë tonë. Pra, gjatë fëmijërisë tonë, ne kemi pasur gjithmonë impulse seksuale të natyrës së përafrimit të ndryshëm fizik dhe kjo për shkak se kemi qenë të kufizuar brenda familjes tonë, gjithmonë sipas Frojdit lidhet edhe me personat tonë të afërm. Në shumicën e rasteve, ëndrrat tona janë dëshirë e parealizuar për motivet tona pozitive të përfarimit të formave të ndryshme me njerëz, por edhe agresive nga një i afërm i joni ka qenë abuziv me neve, ka qenë arrogant dhe ne kemi pasur dëshirë për një lloj hakmarrje”, tha psikologu Telaku.

Ai shtoi se, nëse si të rritur shohim këso lloj ëndrrash, kjo është një lloj realizimi i shtypjes që lidhet me fëmijërinë tonë. /atvlive.tv

Related Articles

Back to top button