“Po na mbes çika pa u martu e nuk e merr askush”, fjalët e nënës së Shyhrete Behlulit

Këngëtarja Shyhrete Behluli ishte e ftuar në emisionin “Libero” në ATV. Ajo në këtë emision foli edhe për fillimet e karrierës së saj, ku tregoi se për t’u bërë këngëtare, kishte pasur përkrahjen nga babai i saj, ndërsa thotë se nëna nuk e ka dashur këtë profesion për të në fillim.
Periudha kur unë kam fillu me këndu ka qenë e vështirë, për më tepër në fshat, por i falënderoj babën që ai me ka shty mos me e ndalë këngën, ndërsa nëna ka qenë kundër, thoshte “jo me këndu”, bana i thoshte “po pse mos me këndu”, “more kërkush nuk na e lyp çikën, del në televizor dhe jetë pa martu”. Baba i thotë “hajt mos baj gajle ti”, se ai edhe vet u kanë këngëtar dhe e ka dashur këngën si shumë që kanë pasur talent dhe nuk kanë pasur mundësi me e zhvillu. /atvlive.tv
Shiko videon për ta dëgjuar rrëfimin e plotë të saj:



