Ngjarje

Gjakovë: Ishte raportuar e zhdukur, e mitura gjendet duke bashkëjetuar me një burrë

Pas katër muajsh, është gjetur e mitura që ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj në Gjakovë.

Policia e Kosovës, njoftoi se viktima femër kosovare e mitur është gjetur duke bashkëjetuar me një burrë, i cili edhe është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.

” Gjakovë 28.10.2022 – 07:00. Më 13.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Viktima para rreth 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./atvlive.tv/

Related Articles

Back to top button