Ngjarje
Arrestohet burri nga Vitia: Rrahu nënën, gruan dhe motrën e tij

Një person në Viti ka sulmuar nënën, motrën dhe bashkëshorten e tij.
Policia bën të ditur se të tri viktimat janë sulmuar fizikisht nga familjari i tyre.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, nëna dhe motra janë dërguar në strehimore.
“Viti 21.03.2023-18:40. Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar i ka sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare (nënën, motrën dhe bashkëshorten e tij). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, nëna dhe motra janë dërguar në strehimore, rasti në procedurë të rregullt”, njofton Policia.



