Ismaili: Koxha do arrestime i pata hangër kundër Zajednicës që tash po e pranoni

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka reaguar pasi kryeministri, Albin Kurti, pranoi që në propozimn e BE-së, ka Asociacion.
Ismaili në Facebook, ka kujtuar kohën kur protestonin e u arrestonin në protestat kundër Zajednicës.
Ai ka thënë se krejt këto protesta u organizuan për të kundërshtuar “Zajednicën” dhe për të ardhë në pushtet VV-ja që tash e pranon “Zajednicën”.
Shkrimi i tij:
Koxha do arrestime i pata hangër në rrugë e Kuvend, disa muej arrest shtëpiak, 16 ditë në burg, shumë lotë prej sprejit djegës, tuj u thirrë në mospranim të Zajednicës, veç me ju ndihmue për me ardhë në pushtet me e pranue Zajednicën.
Mbas krejt kësaj, kam dalë kur e kam kuptue, e ju që hajshi mut me më shajtë atëherë, hane mutin tuej me qato duer që keni votue, se u derdhshi prej lezetit kur edhe na “dënuet” me votë e na hoqët prej skenës politike.
Përbine tash. S’ka me e pshtye!



