Ngjarje
Urimi ‘spec’ i Behgjet Pacollit për Albin Kurtin, publikon foto nga vizita në rezidencën e tij

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka uruar kryeministrin Albin Kurti me rastin e ditëlindjes së tij.
Me rastin e urimit, Pacolli ka publikuar një foto me Kurtin, në rezidencën e tij nê Hajvali, nga një vizitë vite mê parë e liderit të LVV, raporton Veriu info.
Urimi i plotë:
Sot, Albin Kurti mbushi 48 vjet. Në rrafshin personal, nëpërmjet këtij urimi shpreh deshirat e mia më të sinqerta që vijnë nga zemra. Ky urim do të kishte më shumë kuptim sikur ti Albin të ishe kryeministër i imi dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, urime me dëshirën që tash e tutje tu shërbesh të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, dhe jo vetëm militantëve tuaj.



