Ngjarje

Treni del nga shinat në Holandë, 1 viktimë dhe dhjetëra të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur, për shkak se një tren pasagjerësh doli nga shinat në Holandë, raportojnë mediat lokale.

Personali i shpëtimit ka arritur të evakuoi pasagjerët, pasi për shkak të përplasjes treni u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në qytetine Voorschoten, një fshat midis Hagës dhe Amsterdamit.

Rreth 60 persona ka qenë në tren, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit.

Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e urgjencës, ambulancat dhe një helikopter i traumës, ndërsa trenat për dhe nga Leiden u pezulluan.

“Dëgjuam një zhurmë të fortë dhe papritmas dritat u fikën,” u tha një pasagjer gazetarëve lokalë nga lajmet e televizionit Omroep Ëest. “Fillimisht nuk mundëm të dilnim nga treni sepse nuk kishte energji elektrike”, tha burri, i cili dukej se ishte në gjendje shoku./abcnews.al

Related Articles

Back to top button