Interesante

Mohamed Alabbar: “Durrës Yacht & Marina” do të jetë ndër zhvillimet më të pabesueshme në botë

Përfaqësuesi i “Eagle Hills Real Estate Development”, Mohamed Alabbar, shprehu sot bindjen se “Durrës Yacht & Marina” do të jetë ndër zhvillimet më të pabesueshme në botë.

I ftuar në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, bashkorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, Alabbar tha se “është gati të realizojë të përsosurën në Durrës”.

“Ju siguroj se klientët e mi janë shumë të ngazëllyer. Qeveria ime gjithashtu. Na kanë vendosur në një presion pozitiv që do të bëjmë gjënë më të bukur në botë, më të mirë se Monako dhe asnjë gjë nuk do na ndalë, se zhvillimi është i pabesueshëm dhe gjithë studimet e fizibilitetit jemi duke i hedhur nga dritarja, jemi duke dalë më mirë se parashikimet dhe do të ecim më mirë. Kam 30 vite në biznes, kam kryer kryeveprën, kam bërë edhe gabime të rënda, por tani jam gati të bëj të përsosurën”, tha ai.

Alabbar vlerësoi se në Shqipëri ka gjetur partnerë vullnetmirë që besojnë. “Kjo është betejë e fortë dhe e gjatë, sepse nevojiten vite për këtë garë. Unë gjeta një mjedis njerëzish të mirësjellë, që çonin përpara vendin e tyre”, tha ai.

Ai tha se në vendimin për të investuar në Shqipëri ishin një sërë faktorësh që ndikuan.

“Shqipëria është disa orë larg Italisë. Ne bëmë disa matje mbi turizmin dhe zhvillimin ekonomik këtu dhe te fqinjët e Shqipërisë. Bëra krahasimet mes hoteleve këtu dhe vendeve fqinjë dhe pashë raportin, pjesën që zë turizmi. Pa dyshim pashë edhe blerjen e banesave, shifra të çmendura. Shqipëria ka goxha shans, por nuk do të jetë gjithmonë kështu. Dhe këtë lloj basti i vura vetes 3 vite e gjysmë më parë, por pata edhe një partner vullnetmirë në terren”, tha ai./fmimage/

Related Articles

Back to top button