Ngjarje

Adem Grabovci: Është absurde të mendohet se UÇK-ja ka vrarë anëtarë të LDK-së

Ish-zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci i ka quajtur “absurde” pretendimet e Prokurorisë Speciale se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vrarë anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Grabovci, në një intervistë për RTK-në të martën, ka thënë se dallimet politike nuk kanë krijuar ndarësi në luftë mes UÇK-së dhe LDK-së.

Ai ka thënë se edhe vet ka qenë i angazhuar në LDK. Ka thënë se është njëri ndër kontribuesit më të mëdhenj për themelimin e LDK-së para rreth 30 vitesh.

“Shiko.. kjo është pikërisht një nga ato pretendimet e Serbisë që i ka bërë në vazhdimësi. Përpjekjet e tyre për të futur luftën përçarëse mes popullit tonë. Unë po e tham njëri ndër kontribuesit më të mëdhenj për themelimin e LDK-së. Gjatë këshillave që i patëm formuar për Pajtimin e Gjaqeve, ne i patëm kthyer në degë e nëndegë të LDK-së. Edhe Jakup Krasniqi ka qenë njëri ndër ta. Ne nuk kemi pasur armiqësi me LDK-në. Lufta jonë nuk ka pasur në asnjë moment ndasi politike, fetare, ashtu siç pretendon Prokuroria Speciale”, ka thënë Grabovci.

“Këto janë absurditete. Është absurde të mendohen gjëra të tilla e lëre më të ekzistojnë gjëra të tilla”, tha ai. “E them me përgjegjësi të plotë se kurrë asnjëherë të vetme nuk është diskutuar përkatësia politike e dikujt, apo dikujt tjetër”./Korrespodenti

Related Articles

Back to top button