Life Style

A është Rozana një aleate e vërtetë apo një lojtare e fshehtë kundër Gjestit?

Fansa të Gjestit, mos u mashtroni nga afërsia e Rozanës me të. Ajo nuk e mbështet sinqerisht, por thjesht e ka kuptuar se nuk i leverdis të jetë kundër tij. Në momentin që ajo u përpoq ta kundërshtonte, publiku iu kthye kundër, dhe e pa se nuk kishte shanse në lojë pa qëndruar pranë Gjestit.

Lëvizja strategjike e Rozanës

Gjesti ka qenë gjithmonë një nga lojtarët më të fortë, dhe çdo gjë që ai bën, Rozana është aty në prapaskenë, duke u shtirur sikur e mbështet. Në realitet, ajo nuk e dëshiron fitoren e tij, por qëndron pranë për ta përdorur si trampolinë për lojën e saj.

Kjo u bë më e dukshme kur Gjesti i bëri atë shakanë në dollap, dhe Rozana nxitoi të krijonte një moment emocional me lot të sajuar, vetëm për të fituar më shumë mbështetje nga publiku. Kur ishte në konflikt me të, loja e saj ra totalisht në hije, madje kalonte shumicën e kohës në shtrat, e pavërejtur nga publiku. E kuptoi shpejt se rruga e vetme për të mbijetuar në lojë ishte të shfaqej si “krahu i djathtë” i Gjestit.

Edhe Gerta e ka kuptuar lojën

Kjo situatë nuk i ka shpëtuar as Gertës, e cila këto ditë ka ndryshuar qëndrim dhe i është afruar Gjestit, madje e ka përqafuar. Ajo e ka kuptuar se të jesh kundërshtar i tij do të thotë të dalësh nga loja pa asnjë shans për të fituar.

Mos u mashtroni nga lotët fallco

Rozana është një lojtare e rrezikshme dhe një armike e fshehur për Gjestin. Ajo nuk e mbështet sinqerisht, por qëndron pranë vetëm për të përfituar. Mos lejoni që lotët e saj fallco dhe aktet dramatike t’ju mashtrojnë. Publiku e ka në dorë të mos lejojë një manipulim të tillë në këtë lojë!

Related Articles

Back to top button