Ngjarje
Abazi me akuza të rënda ndaj Kurtit: Me luftë speciale eliminon këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka deklaruar se përfundimisht i ka ndarë rrugët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të cilin nuk është kursyer në akuza. Ai është shprehur se Kurti në Bruksel ka pranuar “Zajednicën” dhe gjithashtu ka konzervuar rol specifik të Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare.
Hoti e ka quajtur Kurtin “vazhdimësia e së kaluarës” duke thënë se Kurti ka adaptuar “luftën speciale, ushtrinë e facebook dhe rrjetet sociale për të eliminuar, këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. E ke rrethuar veten me njerëzit e pushteteve të kaluara, me vepra penale, nënshkrues të demarkacionit dhe marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.”
Postimi i plotë:



