Ngjarje

Aksident i rëndë mes dy veturave, një person dërgohet në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në hyrje të Prizrenit, ku janë përplasur dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamjet e publikuara shihet se si veturat janë bërë llom, teksa ende s’dihet nëse ka persona të lënduar. Policia dhe Zjarrfikësit tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në hyrje të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri”.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri” në hyrje të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar në emergjencën e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit që ta pastrojnë rrugën”, tha Bytyqi.

Related Articles

Back to top button