Ngjarje

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht në hyrje-daljen e fshatit Trudë është lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20 ku janë përfshirë dy vetura.

“Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, ka bërë të ditur Kelani.

Kliko për të parë VIDEO

Related Articles

Back to top button