Ngjarje

Aksidenti i rëndë në Vragoli, policia jep detajet e fundit

Në aksidentin e ndodhur para pak çastesh në fshatin Vragoli të Prishtinës, ku janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një makinë tjetër, kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona.

Ljmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka thënë Krasniqi

Related Articles

Back to top button