Ngjarje

Analisti nga Bosnja: Asociacioni i Kosovës është Republika Srpska 2.0

Për politologun dhe analistin nga Bosnja e Hercegovina, Jasmin Mujanoviç, është e pabesueshme se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës me “forcë” po tentojnë ta detyrojnë Qeverinë e Kosovë ta implementojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ndërkohë që tashmë në Bosnje ka një shembull të hidhur për këtë.

Sipas tij, Asociacioni të cilin Kosova duhet ta formojë, as më pak as më shumë, është një Republika Srpska 2.0.

Prandaj duke pasur parasysh këtë premisë, argumenton më tej Mujanoviç, Kosova ka të drejtë të kundërshtojë implementimin e Asociacionit.

“Është e pabesueshme të shikosh zyrtarët amerikanë që përpiqen me forcë ta detyrojnë Kosovë ta pranojë Asociacionin, ndërkohë që kritikojnë regjimin e Milorad Dodik në entitetin e Republikës Srpska të Bosnjes për kërcënimet e tij të vazhdueshme për shkëputje”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Twitter./Albanianpost

Related Articles

Back to top button