Ngjarje

Arifi nesër në Prishtinë, denoncon një aferë korruptive në Prokurorinë Speciale

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se do të dorëzojë nesër kallëzim penal kundër Këshillit Kombëtar Shqiptar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai është shprehur se, kallëzimi penal ka të bëjë me dyshimet për zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve të Kosovës përmes një fondi të Qeverisë së Kosovës për Luginën.Kallëzimi penal do të dorëzohet të martën në orën 14:00.

Njoftimi i plotë:

Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.

Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës.

Faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt

Shqiprim Arifi

Kryetar i Komunës së Preshevës/GazetaSinjali/

Related Articles

Back to top button