“Ato janë kopalla të Albin Kurtit” – Valon Syla kritikon vendimin për dinarin serb
Gazetari Valon Syla ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për çështjen e dinarit.
Ai në “Pressing” të T7 përmblodhi gjendjen aktuale në botë, duke përmendur ndërhyrjen amerikane në Lindjen e Mesme, luftën në Gaza e në Ukrainë.
Sipas tij në këtë kohë, Albin Kurti “po merret me tema populiste”.
“Kjo është një temë populiste, që e kanë për infuzion për asnjë projekt. Është një mekanizëm që për me u largu nga dialogu me Serbinë, sepse janë zgjedhjet në Amerikë, janë këut. Po dojnë me ble kohë”, ka thënë ai.
Më tutje, ai tha se shërbimet sekrete funksionojnë me euro e jo me dinar.
“Kush punon me dinar, do pensionera. Ato janë kopalla të Albin Kurtit, shërbimet e huaja punojnë me euro, për 200 euro sa dinarin duhet me sjellë”, ka thënë ai.