Bashkëfshatarët tanë në mërgim na bëjn krenarë me arritjet e tyre!
Në kohën e paraluftës shumë bashkëfshatarë tanë moren rrugën e mërgimit për një jetesë më të mirë për familjarët e tyre në Fshatin tonë.
Ata për hirë të qëllimit që kishin arritën t’i bëjnë ballë shumë sfidave dhe sakrifikuan shumëçka që familjet tona të arsimohen dhe të kemi sadopakë një komoditet në vendin tonë.
Njëri nga bashkëfshatarët tanë që para lufte mori rrugen e mërgimit ishte edhe Ekrem Çunaku.
Ku ai sot falë përkushtimit në punen që bën ka arritur të formojë Firmën e tijë në Ulm të Gjermanisë në lëmin e kopshteve e quajtur pikërishtë në mbiemërin e tijë.
“CUNAKU” (Garten und Landschaftsbau)pra me pronar Ekrem Çunaku ka arritur për dy vite që nën ombrellen e sajë t’i ketë dhjetë puntorë.
Ne i urojmë shëndet e shum suksese në punët dhe angazhimet që e presin bashkëfshatarin tonë Ekrem Çunaku dhe po ashtu edhe gjithë bashkëfshatarëve tjerë në mergim.
Ndërsa e jona mbetet t’i përkrahim ata sadopak qoftë edhe përmes internetit duke i shpërndarë sherbimet e tyre që i ofrojnë në vendet ku ata jetojn dhe veprojnë.
Të bashkangjitur e gjeni edhe faqen e Firmës CUNAKU Garten und Landschaftsbau dhe ju ftojmë ta bëni like dhe share.
Faleminderit!