Ngjarje

BE: Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog, masat pas hetimit të plotë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut.

Këto deklarime ai i bëri gjatë një adresimi për gazetarët, përcjell Klankosova.tv

Stano tha se pas hetimeve të plota, BE-ja do të vendos lidhur me masat që do t’i ndërmerren.

“Kjo është mënyra e vetme e realizueshme për të zgjidhur çështjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Ai shtoi se Samiti në Granada, ishte një mundësi e mirë për një sërë takimesh dhe konfirmoi se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Zëdhënësi BE-së shtoi se Bashimi Evropian pret jo vetëm bashkëpunim të plotë, por edhe të pakushtëzuar nga Serbia.

“Ka mënyra të mjaftueshme se si mund të bashkëpunoni, si mund të kontribuoni për të plotësuar hetim sepse kjo është diçka shumë e rëndë që ka ndodhur më 24 shtator dhe duhet të sqarohet plotësisht sepse do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja. Pra duhet hetuar plotësisht”, tha zëdhënësi i BE-së.

Më 24 shtator Serbia kreu agresion në Kosovë.

Si pasojë e sulmit të armatosur mbi policinë, në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Related Articles

Back to top button