Sport

Bërbatovci: Kroacia mund ta ketë rrugëtimin si më 2018

Komentatori i sportit, Engjëll Bërbatovci, beson se kampionati botëror i futbollit do të sjellë përplot befasi në fazën e grupeve.

Duke komentuar sfidën Spanjë-Gjermani, ai ka thënë se i është dukur më tepër si një ndeshje e Lojërave Olimpike.

“Gjermania po ka probleme me ndërrimin e gjeneratave. Spanjë është dika më mirë. Tek të dyja shoh lojtarë të rinj që nuk shkojnë larg në këtë botëror”, është shprehur ai.

Por, Bërbatovci, ndryshe mendon për Kroacinë.

“Kroacia mund të ketë rrugëtimin si më 2018”.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kroacisë, katër vjet më parë e kishte arritur në finale, derisa ishte mposhtur nga Franca.

Related Articles

Back to top button