Ngjarje

Berisha kritikon ashpër Kurtin e Osmanin: E kanë përçarë popullin, e kthyen Kosovën në vitin 1999

Opinjonistja Kimete Berisha ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, duke i fajësuar se të dy “po e bëjnë politikën amerikane të duket proserbe”, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Berisha thotë se Qeveria bashkë me presidenten Osmani e kanë kthyer Koosvën në vitin 1999. “Ata duan luftë. Duan sherr. Duan të shfryhen njëherë e mirë, sepse pushteti i ka bërë të ndjehen të pafuqishëm dhe të vegjël – çfarë në të vërtetë janë.

Veç kur je në pushtet në Kosovë – e sheh sa i papushtetshëm je.Nuk mjafton të bien – duhet të hetohet prapavija e tyre, nëse e kanë bërë me qëllim.Duhet të hetohen edhe për ftohjen e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Premtuan bashkim kombëtar – sollën ndarje dhe përçarje.Përgjegjësia e Albin Kurtit është historike.

E vetmja rrugëdalje e tij sot është:të largohet nga pushteti,të izolohet nga shoqëria (siç e ka izoluar Kosovën),të prishet me prindërit e tij, (qysh e ka prishur Kosovën me Amerikën) derisa të bindet se:

– Analfabetët funksionalë e kanë bërë edhe Albin Kurtin jofunksional”, ka shkruarndër të tjera Berisha.

Related Articles

Back to top button