Interesante
Bie sërish çmimi i naftës në tregun kosovar, kaq po kushton 1L
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2022/12/Screenshot_20221208_151254_Chrome-780x470.webp)
Edhe gjatë ditës së sotme janë regjistruar rënie të çmimeve të derivateve të naftës në tregun kosovar.
Madje çmimi i sotëm në treg është më i ulëti prej që ka nisur lufta në Ukrainë.
Në një nga pikat e karburanteve në Ferizaj, sot një litër Diesel kushton 1.29 euro, Benzina 1.19 dhe Gasi 0.71.
Kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani i cili ka konfirmuar rënien e çmimeve duke thënë se trendi vazhdon të jetë gjithnjë në rënie.
Madje ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të merr masa ndaj bizneseve pasi që ato kanë rritur çmimin e produkteve ushqimore në emër të çmimit të lartë të naftës dhe tani kur ka ulje të çmimit të naftës duhet të ketë ulje të çmimeve edhe nëpër markete.