Ngjarje

Borrell del në konferencë me Ramën: Shtetet anëtare po e humbin durimin me situatën në Kosovë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka dalë në konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku ka thënë se shtetet anëtare janë duke e humbur durimin me situatën në Kosovë. Ai tha se kërkohen veprimet të shpejta për të ulur tensionet.

Borrell po ashtu e e falënderoi Ramën për “përpjekjet dhe mbështetjen për të gjetur një zgjidhje” për situatën në Kosovë.

“E bëra të qartë dhe ky është edhe pozicionimi i shteteve anëtarë – që palët duhet të deeskalojnë situatën dhe të gjejnë një zgjidhje përpara në bazë të një udhërrëfyesi europian që i është propozuar atyre në tavolinë javën e kaluar”, tha Borrell në konferencën e përbashkët për media me Ramën.

“Shtetet anëtarë kanë pajtim për këtë urgjencë dhe janë duke e humbur durimin ndaj kësaj situate që po vazhdon dhe kërkohen veprime të menjëhershme”./Sinjali

Related Articles

Back to top button