Ngjarje

Borrell: Shtetet evropiane të gatshme të dërgojnë më shumë mbështetje për EULEX-in

Shefi i lartë i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se shtetet e anëtare të Bashkimit Evropian janë të gatshme të dërgojnë më shumë njësite dhe mbështetje për Misionin EULEX në Kosovë.

“Unë i kam pyetur anëtarët e shteteve që të jenë të gatshme që të dërgojnë më shumë forca në Misionin e EULEX-it, shumë prej tyre janë pajtuar dhe janë gati që të dërgojnë më shumë kapacitete dhe më shumë mbështetje e njerëz nëse është e nevojshme”,ka deklaruar Borrell, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.

Borrell ka thënë se barrikadat në  veri të vendit duhet të largohen sa më shpejt që është e mundur.

Related Articles

Back to top button