Ngjarje

Borrell u raporton ministrave të BE’së për tensionet në veri: Do të tregojë “edhe masat që janë marrë ndaj qeverisë kosovare”

Në agjendën evropiane situata në pjesën veriore të Kosovës do të jetë “tema e javës” në disa takimet të niveleve të larta ministrore të cilët janë raportuar në media. Gjendja nuk u shtensionua as pas takimit, siç u quajt, “për menaxhim të krizës”, ku Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ftoi krerët e dy shteteve, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiq. S’shkuan as njëzet e katër orë kur tensionet veçse u rinuan. Borrell u tërbua. Lëshoi një cicërimë tejet të pazakontë, por që në vete mbante atë që një ditë më parë kishte provuar ta qetësonte. Arrestimin e një serbi e quajti “jashtëgjyqësor”, qortoi marshimin kondicional vjetor të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe “retorikën” militare serbe e cila jehoi në veçanti nga një konferencë për media të pazakonshme të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq.

Siç merr vesh Radio Evropa e Lirë (shërbimi në gjuhën serbe) kryediplomati spanjoll i BE’së, Josep Borrell, do të dorëzojë një raport rreth takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, “por edhe për masat ndëshkuese që BE ka marrë ndaj pjesëtarve të qeverisë kosovare”. Në takim me ministrat e jashtëm evropianë “do të shkëmbehen mendime” rreth situatës ditë e më të ashpër, i thonë REL-it, burimet diplomatike.

Më tej, burimet diplomatime thonë se nuk pritet të ketë konkluzione formale ose vendime, përveç diskutimeve rreth masave që blloku evropian mund të merr ndaj palëve për t’i bindur në marrjen e menjëhershme të hapave për shtensionim.

BE nuk do ta tolerojë këtë”, ishte cicërima e vrazhdë e Borrellit referuar tensioneve të nesërme pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, ndërsa u shpreh “tejet i alarmuar” nga gjendja.

Related Articles

Back to top button