Ngjarje

Burri e mban të izoluar në shtëpi prej 25 vjetësh: Dal në ballkon, më thotë “do të shohësh dashnorët?”

Programi “Aldo Morning Show” në Tv Klan mori këtë mëngjes një telefonatë nga Fushë-Kruja ku u rrëfye një histori dhune. Shpresa, 65 vjeçe, tha se në 40 vitet e martesës së saj nuk ka ndierë kurrë lumturi apo dashuri nga bashkëshorti, por vetëm dhunë e grindje.

Ajo tregoi me dhunën e bashkëshortit dhe tha se ai nuk e lejon të dalë jashtë, por e mban të izoluar në shtëpi. 70-vjeçari ndërkohë vijon normalisht  jetën e tij jashtë shtëpisë, ndërsa Shpresa prej 25 vjetësh nuk del fare prej saj. Ajo thotë se edhe nëse del në ballkon, ai e akuzon sërish.

Shpresa: Unë nuk dal ndonjëherë. Unë nuk e di se ku është qyteti, unë nuk e di se ku është tregu, se çfarë ka tregu për të shitur. Unë veç kur e shoh në televizor, paska pasur gjëra them, paska këtë, paska atë.

Aldo: Pra ti për 40 vjet nuk ke dalë fare nga shtëpia?

Shpresa: Për 25 vjet nuk kam dalë fare. Kam punuar në hotel 6 vjet dhe jam e mbyllur brenda, e izoluar 24 orë, 12 muajt e vitit brenda.

Aldo: Po ky tani vazhdon shkon nëpër plazhe?

Shpresa: Po, po shkon, shkon.

Aldo: Po a s’është 70 vjeç ky?

Shpresa: Po pastaj, nuk shkohet në plazh 70 vjeç?

Aldo: Jo, jo pyeta. Po me kë shkon në plazh?

Shpresa: Shkon me djalin, me gocën. Mua më mbajnë brenda.

Aldo: Po tani fëmijët a po të ndihmojnë ty e të thonë dil më vete?

Shpresa: Po, ky i ngjitet pas e nuk kanë si i thonë mos hajde se s’kanë qejf ta marrin jo.

Albana Çaushaj: Po mirë, kur marrin atë mund të të marrin edhe ty të të nxjerrin fëmijët.

Shpresa: Jo. Ajo ka për të ndenjur brenda thotë, e izoluar. Mua nuk më sheh as dielli, as shiu, as bora, asgjë në botë. Veç dal në ballkon për të shkundur ndonjë rrugicë e hyj brenda. “Çfarë do në ballkon ti, do të shohësh dashnorët?”, thotë.

Aldo: Ashtu? Çudi e madhe!

Shpresa: Po. 60 e ca vjeçe, paskam dashnor unë që s’më ka parë kush me sy!/tvklan.al

Related Articles

Back to top button