Çfarë ka në ‘Rajska Banja’, kompleksin në Zveçan në të cilën pushteti i Vuçiqit i investoi shtatë milionë euro?

Kompleksi ‘Rajska Banja’ që gjendet në Banjskë të Zveçanit tashmë është në duart e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kjo e fundit e riktheu në posedim dje, përmes asistencës së Policisë së Kosovës. Nga AKP-ja bënë të ditur se pronën, e cila i takon Ndërmarrjes Shoqërore Trepça Standard, do t’ia lëshojnë me qira Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por, çfarë ka në këtë kompleks?
Nga uebfaqet që mbështesin turizmin në Zveçan, ‘Rajska Banja’ përshkruhet si kompleks shëndetësor që përmban sauma dhe hapësira trajtimi, kompleks të pishinës, ambiente shoqëruese, hotel, restorant dhe apartamente akomoduese.
Qendra e “SPA&Wellness” ka pishinë me ujë të sanitizuar, pishinë gjysmë të mbyllur me ujë termal, sauna, banjë me avull, dhoma me vaskë hidromasazhi dhe shtretër masazhi termal, si dhe bar kafe.
Ndërkaq, në hapësirë të hapur ka pishinë me ujë termal, pishinë, pishinë për fëmijë dhe ambiente përcjellëse, të cilat kanë kapacitetin e strehimit të 350 vizitorëve



