Interesante
Çifti i moshuar kosovar nuk gjejnë rehati, edhe pse Gjykata ua caktoi “perimetrin” e lëvizjes nëpër banesë
Konfliktet e vazhdueshme të dy bashkëshortëve në Fushë Kosovë, të shtunën në mbrëmje u kthyen edhe në dhunë.
Zehra e Xhafer Hamza njëri 70 e tjetri 66 vjeç, jetojnë bashkë por Gjykata e Prishtinës i ka ndarë hapësirat e tyre, çka edhe po çon në konflikt.
Edhe nga Qendra për Punë Sociale thonë se kanë raste të shpeshta me ta, por se nuk kanë gjetur ndonjë formë që tua zgjidhin problemin.