Ngjarje

Çka ishte ajo zhurmë e çuditshme që shqetësoi mbrëmë banorët e Prishtinës

Një zhurmë e pazakontë është dëgjuar mbrëmë pas mesnate në Prishtinë.

Videot e momentit të dëgjimit të kësaj zhurme kanë “vërshuar” rrjetet e ndryshme sociale.

Zhurma e cila u përsërit disa herë brenda 2-3 minutave ka ngjallur shqetësim tek qytetarët të cilët në rrjetet sociale kanë shprehur pikëpyetjet se prej nga ka ardhur.

Të lënë me pikëpyetje se çka ishte kjo, qytetarët u sulën drejt rrjeteve sociale për të postuar video, me disa që kishin dyshime për UFO.

Megjithatë, del se e gjithë kjo zhurmë në fakt vinte nga objekti i KEK-ut.

Klankosova.tv kontaktoi me zëdhënësin e këtij institucioni, Skender Bucollin, i cili tha se kjo zhurmë erdhi pasi blloku A4 kishte pasur një lidhje të shkurtër me stabilimentet e KOSTT-it, dhe më pas ishte nevojitur një shkyçje prej funksionit, rreth orës 23:55.

“Nuk është diçka e jashtëzakonshme. Ka ndodhur disa herë më parë”, tha Bucolli për Klankosova.tv.

Related Articles

Back to top button