Ngjarje

Çun Lajçi “shpërthen” ndaj Lutfi Hazirit: Deklarata jote më e zezë se e Vuçiqit e Sheshelit!

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, i ka reaguar ashpër nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, për deklaratën e këtij të fundit lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Haziri ka kërkuar që të mos ketë “nënshtrim ndaj Qeverisë”, e cila sipas tij, po “shkakton dhunë e forcë në veri të vendit”.

E sipas Lajçit, kjo deklaratë e Hazirit është më e “zezë” se ato të Vojislav Sheshelit dhe Aleksandar Vuçiqit.

Reagimi i plotë i Lajçit në Facebook:

Të lumtë Lutfi Haziri!!!

Deklaratën tande, që e trasmetoi sonte RT21, ishte ma e zezë se e Vuçiqit! Madje ma e zezë edhe se e Sheshelit!

A je shqiptar ore ti (e pra për shqiptar të kemi pranuar që shumë dekada)!

Related Articles

Back to top button