Ngjarje

Daçiq: Serbët po i përdorin barikadat si mjet ndaj mosrespektimit të marrëveshjeve të Brukselit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka vazhduar propagandën e tij duke thënë se barrikdat janë mjet politik i serbëve të Kosovës ndaj ”mosrespektimit të marrëveshjeve të Brusekselit nga ana e Kosovës“.

Por Daçiq gjatë intervistës në Pink Tv, nuk i ka përmendur marrëveshjet e Brukselit që Serbia nuk i ka zbatuar.

“Serbët po reagojnë për mosrespektimin e gjithçkaje që është nënshkruar deri më tani. Është një luftë politike që po e udhëheq populli serb dhe tani keni kërcënime se dikush do t’ia heqë me dhunë. Unë mendoj se përfaqësuesit e popullit serb duhet të qasen me përgjegjësi, nuk ka incidente, dhe kjo është e rëndësishme që të mos i japim dikujt arsye për të thënë sërish se serbët janë fajtorë”, ka thënë Daçiq.

Ai e ka vazhduar propagandën duke thënë se ”Albin Kurti është kërcënimi më i madh në Ballkan”.

Mandje pa prova pretendon se synohet “dëbimi i serbëve”, duke shtuar se “edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare do ta mbështetnin këtë veprim”.

“Të dëbojë popullin serb dhe në këtë mënyrë të zgjidhë problemin e pjesës së Kosovës që nuk e njeh sovranitetin e tyre. Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare do të mbyllte sytë para tij nëse do të përfundonte me sukses, siç ishte rasti në Kroaci. Prandaj është e rëndësishme që serbët të qëndrojnë”, ka deklaruar kryediplomati serb.

Ai po ashtu ka pasur kritika edhe në drejtim të politikanes serbe, Rada Trajkoviq për deklaratat e saj se serbët kanë frikë nga serbët në Kosovë e jo nga Policia e Kosovës.

Daçiq një deklaratë të tillë e ka cilësuar “marrëzi”, por s’ka folur për bandat kriminale në Veriun e Kosovës. 

Related Articles

Back to top button